Nuk ka produkte në shportë.
800L
In Stock
Dead Sea Natural Salt 200gr
Kripa e Detit të Vdekur eshte e pasur me minerale thelbesore si magnez, kalcium, squfur, brom, natrium, kalium dhe jod, te cilat jane vertetuar ne studime si te dobishme per trupin dhe veçanerisht per lekuren e trupit, floket dhe thonjte.
E veçanta e kripes se Detit te Vdekur eshte qe permban 21 minerale te cilat nuk ndodhen ne asnje det apo oqean ne bote. Ndaj Deti Vdekur vizitohet nga mijera vizitore çdo vit per vetite e tij sheruese.
Çfare bejne saktesisht mineralet ne kriperat e Detit te Vdekur?
Nje liste e pjesshme e tyre: magnezi sheron indet, squfuri i cili eshte nje dezinfektues natyral, pershpejton rritjen e flokeve, kaliumi shton lageshti ne lekure, zinku trajton dhe sheron aknet, kalciumi pershpejton rritjen e thonjve dhe bromi riaktivizon lekuren dhe indet e saj. Per me teper, mjaft studime kanë konfirmuar lidhjen e drejtperdrejte midis kripes se Detit të Vdekur dhe sherimit te semundjeve te ndryshme te lekures si psoriasis, ekzema etj. Efekti i saj qetesues per lekuren eshte i pa zevendesueshem.
In Stock
Add to Wishlist
Add to Wishlist
Përshkrim
PERBERESIT AKTIVE: Kripe 100% e paster e Detit te Vdekur ~ Nga pika me e ulet ne siperfaqen e Tokes ne – 417 metra nen nivelin e detit, i cili ndihmon ne ruajtjen e niveleve optimale te hidratimit duke rritur aftesine e lekures per te mbajtur lageshtine
PERDORIMI: Ka disa menyra sesi ta perdorni kripen e Detit Vdekur:
- Ne vaske me uje te ngrohte duke hedhur 2/3 kupa kripe, lereni deri sa te shkrihet dhe me pas pushoni per 20-30 minuta ne te.
- Ne nje legen me uje te ngrohte hidhini 2/3 luge gjelle, lereni te shkrihet dhe me pas fusni kembet duke i lene per 15-20 minuta, trajton thembrat e çara lekuren e ashper duke i dhene butesi dhe hidratim, gjithashtu forcon thonjte dhe largon mykun e kembeve.
- Ne nje ene hidhni 1/2 luge kripe dhe 1 luge vajin tuaj te preferuar (vajra te ndryshem esencial, vaj argani, vaj kokosi vaj ulliri etj) perzijeni dhe masazhojeni lehte ne fytyre, perfekte per scrub trupi.
- Ne nje ene hidhni 2/3 luge kripe dhe 1/2 luge vaj argani, ose vaj ulliri, perzijeni deri sa te krijohet nje mase dhe masazhoni skalpin e kokes para perdorimit te shampos, perfekt per trajtimin e skalpit dhe zbokthit ne floke.
TIPI LEKURES:Cdo tip lekure